Banori i Big Brother VIP Albaniam Luizi, ka marrë vëmendje të madhe në mbarë publikun shqiptar, madje ai ka fituar edhe simpatinë e emrave të njohur të estradës shqiptare.
Njëri ndër ta është edhe reperi kosovar Ledri Vula i cili së fundmi ka përmendur këngëtarin dhe banorin e shtëpisë më të famshme në Shqipëri në një nga koncertet e tij.
Ledri fillimisht ka përshëndetur partneren e tij, Sara Hoxha dhe valltarin Luixhino Hala të cilët ndodheshin në audiencë.
Më pas publiku ka thirrur emrin e Sarës dhe në këtë moment Ledri iu bashkua brohoritjeve duke thënë emrin e Luizit.
“Luizi, Luizi, unë me Sarën si Luizi me Kiarën”, ka thënë reperi që u mirëprit nga fansat që ishin të mbledhur për ta parë nga afër performancën e tij.
Kujtojmë që rreth një javë më parë Sara bashkë me Luixhinon hynë në BBVA si një juri për të gjykuar performancat e banorëve në vallëzim.
Dyshja vendosën që fitoren të ia dhuronin pikërisht Luizit që ishte në ekip me Deamishel, pas kësaj artisti iu drejtua Sarës duke i thënë “e ke burrin më të mirë në botë” referuar Ledrit.