Ashtu siç paralajmëruan, reperët e popullarizuar të skenës shqiptare, Ledri Vula, Lumi B dhe Gjiko, kanë publikuar projektin e ri muzikor.
“Ça bone” mban titullin kënga, të cilën e kanë kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.
Artistët vijnë të mahnitshëm në videoklip duke marrë vëmendje të madhe edhe me paraqitjen skenike.
Ledri, Lumi B dhe Gjiko (Foto: YouTube)
Teksti është shkruar nga vet reperët, kurse për muzikën dhe producimin është kujdesur Çelik Lipa nga SBS Entertainment.
Producent kryesor i kësaj kënge ndërkohë është Adea Kelmendi.
Ledri, Lumi B dhe Gjiko (Foto: YouTube)
Në bazë të replikave që kanë marrë deri më tani, projekti u mirëprit dhe duket se do jetë një nga hitet e kësaj kohe.
Të plotë tashmë mund ta gjeni në kanalin zyrtar të Ledrit në platformën YouTube.