Site icon PrishtinaPress

Ledri Vula flet për marrëdhënien me Sarën: E zgjoj në katër të mëngjesit

Ledri Vula i ftuar në “Më Lër të Flas” me Donald dhe Romeo Veshaj, ndër të tjera foli edhe për partneren e tij, Sara Hoxhën.

Këngëtari tha për Sarën se ajo e ndihmon në projektet e tij, ndërsa ai e ndihmon duke e fotografuar.

“Ka raste që më ndihmon shumë Sara me disa gjëra. E kam lodhur, e kam zgjuar në katër të mëngjesit: ‘Zemër a të pëlqen kjo?’, tregoi Ledri.

I pyetur se çfarë mendon që njerëzit shpesh i quajnë si çifti perfekt, Vula tha se nuk e di si duken tek të tjerët, por tregon që ata kuptohen shumë mirë për njëri tjetrin./PrishtinaPressMagazinë/

Exit mobile version