13.6 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Buy now

spot_img

Le të jetë ushqimi i shëndetshëm forca juaj!

Ndihmoni organizmin tuaj me një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme që do t’ju mbrojë nga të gjitha format e mundshme të kequshqyerjes, shumë sëmundjeve ose kushteve të tjera siç është obeziteti (mbipesha).

Ekziston një mbizotërim i ushqimeve të përpunuara, urbanizimi dhe mënyra e shpejtë e jetesës kanë një ndikim të madh në dietën tonë. Megjithatë, ajo që duhet ditur është se nuk është kurrë vonë për të ndryshuar prioritetet, për të marë vendime nga informacione të qëndrueshme dhe për të vënë në plan të parë mirëqenien tuaj.
Një dietë e ekuilibruar është “karburanti” i nevojshëm për të realizuar ëndrrat tuaja dhe mund t’ju çojë më tej.

Promovimi i një diete të shëndetshme

Një dietë e shëndetshme ju ndihmon të mbroheni nga kequshqyerja në të gjitha format e saj, si dhe nga një sërë sëmundjesh jo të transmetueshme dhe kushte të tjera. Megjithatë, rritja e prodhimit të ushqimeve të përpunuara, urbanizimi i shpejtë dhe ndryshimi i stilit të jetesës kanë çuar në një ndryshim të theksuar në dietën tonë. Njerëzit tani po konsumojnë më shumë ushqime të pasura me energji, yndyrë, sheqerna të lira dhe kripë/natrium, dhe nuk hanë mjaftueshëm fruta, perime dhe drithëra integrale.

Dieta mund të varet nga zgjedhjet ushqimore të një individi, por edhe nga disponueshmëria dhe kostoja e ushqimeve të shëndetshme, si dhe nga faktorët socio-kulturorë. Prandaj, promovimi i mjedisit per kultivimin e ushqimeve te shëndetshme kërkon përfshirjen e shumë sektorëve dhe palëve të interesuara, duke përfshirë qeverinë, sektorin publik dhe privat.

Qeveritë luajnë një rol kryesor në krijimin e një mjedisi për rritjen e ushqimit të shëndetshëm, duke u mundësuar njerëzve të ndërmarrin dhe mbajnë lehtësisht praktika të shëndetshme diete. Veprimet efektive të krijuesve të politikave përfshijnë:

  • Koordinimin e tregtisë, sistemit ushqimor dhe politikave bujqësore me mbrojtjen dhe promovimin e shëndetit publik;
  • Inkurajimin e kërkesës së konsumatorëve për ushqim dhe vakte të shëndetshme;
  • Promovimin e një diete të shëndetshme gjatë gjithë jetës.

Strategjia Globale e OBSH-së për të ushqyerit, aktivitetin fizik dhe shëndetin u miratua në vitin 2004 nga Asambleja Botërore e Shëndetësisë. Qeveritë, OBSH-ja, partnerët ndërkombëtarë, sektori privat dhe shoqëritë civile u thirrën të ndërmarrin veprime në nivel global, rajonal dhe lokal për të mbështetur ushqimin e shëndetshëm dhe aktivitetin fizik. Vendet anëtare të OBSH-së gjithashtu kanë rënë dakord të reduktojnë hyrjen globale të kripës me 30% deri në vitin 2025; të ndalohet rritja e diabetit dhe obezitetit tek të rriturit dhe adoleshentët, si dhe tek fëmijët me mbipeshë deri në vitin 2025.

Në klinikën tonë, janë në dispozicionin tuaj mjekë nga të cilët mund të merrni këshillat dhe përgjigjet e duhura për pyetjet që lidhen me këtë temë. Rezervoni terminin tuaj në 02/3091-484

*Artikull i sponsorizuar!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img