1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Le Pen thotë se patriotizmi është politika e së ardhmes

Francezja Marine Le Pen u shpreh gjatë një kongresi që po mbahet sot në Gjermani për të drejtat ekstreme dhe populiste në Evropë, si një zgjim i popujve evropianë në 2017, vit zgjedhor i rëndësishëm në disa shtete të Bashkimit Evropian.

“Pas suksese befasuese të “Brexit” dhe të Donald Trumpit në SHBA, 2016 ka qenë viti i rizgjimit të botës anglosaksone. 2017 do të jetë, e them me bindje, viti i rizgjimit për popujt e Evropës Kontinentale”, deklaroi ajo në Coblence gjatë një takimi të partive anëtare të grupit Evropa e kombeve dhe e Lirive (ENL) e Parlamentit Evropian.

“Tashmë duhet të kalojmë në fazën e ardhshme, fazën ku nuk do të kënaqemi më me faktin e të qënit një pakicë në Parlamentin Evropian, fazën ku do të marrim shumicën në çdo proces votimi”, u shpreh udhëheqësja e Frontit Kombëtar (FN), e cila mori duartrokitjen e disa qindra personave të pranishëm në këtë takim.

“Ky vit do të jetë vit i njerëzve… vit i lirisë, vit i pranverës patriotike”, ka thënë Le Pen.

Përveç presidencialeve franceze të pranverës ku Le Pen është kandidate, ajo aspiron fitoren e Alternativës për Gjermaninë (AfD) të Frauke Petry në legjislativet e 24 shtatorit dhe në Holandë të Partisë për Liri (PVV) e Geert Wilders në zgjedhjet e marsit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img