28.6 C
Pristina
Saturday, September 28, 2024

Buy now

spot_img

Le Pen sulmon Papën: Për emigrantët përgjigjen politikanët

Liderja e Frontit Nacional, Marine Le Pen, nuk e ka kursyer retorikën e ashpër as ndaj Papa Françeskut, për të cilin është shprehur se bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë.

Kandidatja e garës presidenciale franceze ka shprehur papajtueshmëri me apelin e vazhdueshëm të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve, ndërsa tha se kjo është një çështje për të cilën duhet të veprojnë politikanët dhe jo Kisha.

 

E njohur për deklaratat e saj të shumë kritikuara, Marine Le Pen, kësaj radhe, ndërsa ka lëshuar një sulm të drejtpërdrejtë ndaj Papa Françeskut, për të cilin u shpreh se ndërhyn më shumë se ç’duhet në çështje politike.

Kandidatja e Frontit Nacional në Francë ka shprehur papajtueshmëri në lidhje me apelet e vazhdueshme të Atit të Shenjtë për strehimin e emigrantëve.

Sipas Le Pen, kjo nuk është një çështje për të cilën nuk duhet të pyetet Papa Françesku, por politikanët e vendeve europiane.

“Papa Françesku po bën gjithçka, përveç asaj që duhet të bëjë. Mos më keqkuptoni. Mua nuk më bezdis fakti që ai bën thirrje për bamirësi, për mikpritjen e të huajve dhe për dhembshurinë ndaj të tjerëve. Megjithatë, më duhet të theksoj se ai duhet të jetë i kudjesshëm kur flet për politikat e emigracionit, pasi ai është gjithashtu kreu i një shteti dhe kjo mund të përbëjë ndërhyrje në politikat e vendeve europiane”, tha Le Pen.

Më tej, Le Pen është pyetur nëse do ta priste Papa Françeskun në pallatin presidencial francez, në rast se do të zgjidhej Presidentja e ardhshme e Francës.

Liderja e ekstremit të djathtë u përgjigj se do ta bënte diçka të tillë me shumë kënaqësi.

Megjithatë, pavarësisht se e konfirmoi që i përkiste besimit të krishterë, Le Pen shtoi se kishte një respekt të veçantë për sekularizmin.

Kandidatja e Frontit Nacional pritet të shpallet fituesve në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, por në raundin e dytë është më i favorizuar centristi Emanuel Macro.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img