Liderja e Frontit Nacional në Francë, Marine Le Pen vazhdon me qëndrimet radikale, të intensifikuara së fundmi nga atentati në tregun e Krishtlindjes në Berlin.
Le Pen sot ka folur sërish kundër lëvizjes së lirë në Evropë.
“Është koha të varrosim mitin e lëvizjes së lirë në zonën Schengen”, ka deklaruar Le Pen.
Reagimi i saj ka ardhur pas marrjes së njoftimit se atentatori Anis Amri kishte arritur të largohej nga Gjermania pas atentatit dhe të arrinte deri në Itali, ku mbeti i vrarë në një shkëmbim zjarri me policinë.