2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Të mbijetuarve të dhunës seksuale i është bërë padrejtësi pasi nuk është rikthyer vëmendja tek tregimet e tyre

Sot është shënuar dita e të mbijetuarve të dhunës seksuale në Kosovë.

Në lidhje me këtë rast ka reaguar Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një postimi.

Në të është thënë se gratë e dhunuara seksualisht nga forcat serbe gjatë kohës së luftës, akoma vazhdojnë të ballafaqohen me stigmën e mos intergrimit në shoqëri.

“Ndonëse më shumë se dy dekada pas përfundimit të luftës në Kosovë, rrëfimet e grave që kanë përjetuar dhunimin ende mbeten të patregruara dhe të heshtura në historinë e tyre plot dhimbje. Përkundër, që është bërë një hap drejt njohjes së statusit të tyre, gratë e mbijetuara të dhunës seksuale vazhdojnë të ballafaqohen me stigmën e mos integrimin e tyre në shoqërinë tone”, thuhet në komunikatë.

Tutje është thënë se edhe shoqëria kosovare me diskursin e saj i ka bërë padrejtësi kësaj kategorie të njerëzëve.

“Derisa, kufizimi ynë shoqëror në definimin se dhuna seksuale është mjet lufte, është padrejtësia e radhës që mund t`i bëhet të mbijuatarave për faktin se diskursi publik pas përfundimit të luftës ka qenë i heshtur në rikthimin e vëmendjes ndaj tregimeve të grave”, thuhet në postimin e LDK-së.

Madje nëpërmjet këtij shkrimi ky subjekt ka bërë thirrje për trajtim adekuat ndaj këtyre personave

“Ballafaqimi me të kaluarën asnjëherë nuk mund të jetë i drejtë, pa drejtësinë shoqërore ndaj kategorisë së të mbijetuarave. Prandaj, është përgjegjësi shoqërore dhe institucionale që kjo kategori shoqërore të mos përbuzet. Kujdesi për mirëqenien, rehabilitimin dhe risocializimin e tyre në jetën private e publike mbetet obligimi i LDK-së”, thuhet në komunikatën e këtij subjekti./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img