4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Sot 13 vjet, u dëshmua legjitimiteti i të drejtës tonë për liri, pavarësi dhe demokraci

LDK: Sot 13 vjet, u dëshmua legjitimiteti i të drejtës tonë për liri, pavarësi dhe demokraci.

Sot bëhen 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

LDK ka publikuar një komunikatë për këtë ngjarje.

“Sot 13 vjet, u dëshmua legjitimiteti i të drejtës tonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vërtetoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e LDK.

“Në atë kohë, Kosova bëri bashkë njerëzit më të mirë e më të aftë të saj në bashkëveprim me miqtë strategjik, duke e përfaqësuar e mbështetur Kosovën denjësisht në këtë proces qenësor për vendin.
Ky gjykim i drejtë e vendim i shumëpritur i dha vulën finale drejtësisë, dhe i hapi rrugë Kosovës që të vazhdojë kërkimin e përfshirjes si shtet i barabartë mes shteteve demokratike.
Në gjithë këtë rrugëtim plot sfida e njëkohësisht përplot momente përmbushjeje si kjo, Kosova qëndroi krah aleancës së pa rezervë të SHBA-së e miqve tjerë ndërkombëtarë.
LDK mbetet krenare në rolin e pazëvendësueshëm që luajti konkretisht në këtë proces dhe në këtë rrugë të denjë të Kosovës”, shkruan LDK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img