9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK: S’ka çka të bisedohet për demarkacionin, Haradinaj ta respektojë marrëveshjen

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kërkuar nga kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj që të respektoj marrëveshjen për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, mes liderëve të partive politike.

Kjo parti ka lënë të kuptohet se nuk ka çfarë të diskutohet, ashtu siç tha dje kryeministri Haradinaj se  e sa i përket demarkacionit me LDK-në kanë edhe disa detaje që  duhet me i pastrua.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdulla Hoti ka thënë se ata  e mbështesin marrëveshjen.

Ai për lajmi.net ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është pajtuar me marrëveshjen, e cila edhe është proceduar në Kuvend.

“AAK është pajtuar me propozimin e LDK-se për projektligjin për ratifikim te marrëveshjes, i cili është shkruar ne zyrën e Kryetarit te Kuvendit, është lexuar ne Kuvend dhe është aprovuar ne Komisionin për Politike te Jashtme. Tash duhet te respektojnë marrëveshjen dhe te përmbyllet kjo çështje shume e rëndësishme për perspektiven euroatlantike te Kosovës”, ka thënë Hoti për lajmi.net.

Kryeministri Haradinaj të mërkurën ka thënë se janë duke punuar për të siguruar 2/3 e votave për demarkacionin, ndërsa ka thënë se edhe më LDK-në, kanë për t’i pastruar disa gjëra.

“Për ata jemi duke punuar që t’i kemi 2/3 e votave. Sikur t’i kishim sot të garantuara 2/3 të votave, sot do ta thirrshim seancën. Por meqenëse ende si kemi 2/3, pra koalicioni qeverisës, partitë shqiptare, komunitetet jo serbe e kanë dhënë votën. Lista Serbe ende jo. Pastaj kemi LDK-në që është deklaruar pro. I ka dhe disa detaje që duhet me i pastrua me ta. Shpresoj që do të kemi dhe deputetë të tjerë shqiptar që do ta japin votën”, ishte shprehur Haradinaj për media.

Ndërsa, Qeveria e Kosovës nuk ka sqaruar se për çfarë detaje e ka pasur fjalën kryeministri, por kanë thënë se është duke u punuar në sigurimin e votave të mjaftueshme për ratifikimin e demarkacionit.

“Janë ne kontakt me gjithë partneret e koalicionit dhe me gjithë partitë parlamentare qe me gjete zgjidhjen e përbashkët për këtë temë”, kanë thënë për lajmi.net nga Zyra për Komunikim e Qeverisë.

Marrëveshja e arritur mes kryeministrit Haradinaj, kryeparlamentarin Veseli, për të mbështetur LDK-në, e cila kishte kërkuar që në votim të jetë vetëm projektligji për Demarkacionin dhe marrëveshja mes dy presidentëve ati të Kosovës dhe Malit të Zi, ndërsa që raporti i Komisionit Shtetëror të jetë vetëm si orientim është aprovuar edhe nga Komisioni për Punë të Jashtme.

Por, një ditë pas këtij aprovimi AAK kishte akuzuar kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani se kishte ndryshuar marrëveshjen.

LDK kishte mohuar një gjë të tillë, duke thënë se ajo është aprovuar ashtu siç ka qenë marrëveshje e arritur, por kishte thënë se AAK duhet t’i zgjidh problemet e brendshme.

Pas kësaj, kishte reaguar edhe kryeministri Haradinaj i cili me anë të një letre dërguar parterëve në koalicion kishte thënë se nuk pranon kurrfarë ndryshimi të marrëveshjes.

Kuvendi kishte dështuar tri herë brenda muajt shkurt që të ratifikojë marrëveshjen për demarkacionin.

Seanca e radhës pritet të mbahet gjatë javës që vjen, edhe pse si mundësi është edhe e premtja e kësaj jave. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img