Burime të Iajmi.net brenda Kryesisë së Kuvendit, bënë të ditur se shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdulla Hoti dhe nënkryetari i Kuvendit Kujtim Shala kanë thënë se nuk do të mbështesin projektligjin e demarkacionit pasi i atij i është bashkuar si raport edhe dokumentacioni i komisionit të Shepjtim Bulliqit.
Kjo në fakt siç ka shpjeguar burimi i lajmi.net nga Kryesia ishte pretekst politik i LDK-së për inate politike pasi që seanca e Kuvendit duhet ta ratifikojë projektligjin e marrëveshjes së nënshkruar në Vjenë me 2015 e jo raportin.
“LDK është kthyer në pozicionin e AAK-së më 2015. Po bënë bllokada politike duke rrezikuar liberalizimin e vizave për qytetarët vetëm pse një vendim i tillë po merret kur ata janë në opozitë. Kjo është padrejtësi ndaj qytetarëve dhe lojë e ulët politike e LDK pasi ndryshe deklarojnë para ndërkombëtarëve e ndryshe veprojnë në realitet”, tha burimi nga Kryesia e Kuvendit.
Ndryshe, siç ka shpjeguar ky burim, kur ratifikohet një marrëveshje ndërkombëtare, ajo ka legalitet vetëm në përmbajtjen e ligjit e jo të raporteve.