8.5 C
Pristina
Monday, November 4, 2024

Buy now

spot_img

LDK s’e voton planin franko-gjerman në Kuvend”/ Haziri deklarohet për shqetësimet e ambasadës amerikane

Nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka komentuar deklaratat e fundit të një zëdhënësi të Ambasadës së ShBA-ve në Prishtinë, ku kjo ambasadë shprehet e shqetësuar nga deklarimet e zyrtarëve të LDK-së dhe PDK-së në kundërshtim të propozimit të BE-së.

Në një intervistë për IndeksOnline, Haziri ka thënë se të shqetësuar duhet me qenë partia në pushtet, e cila sipas tij, nuk po ndërton konsensus për këtë temë kaq të madhe.

Numri dy i LDK-së ka kujtuar deklaratat e ambasadës amerikane para 10 viteve karshi VV-së, që tani është shumicë politike në vend.

Sa i përket propozimit europian, Haziri ka thënë se LDK nuk do ta votoj në Kuvend këtë marrëveshje, duke veçuar disa defekte që ka në vete ky plan.
Më tutje, ai ka përmendur ‘zotësinë’ e kësaj qeverie që më zhvendos dialogun prej Brukseli, dhe Washingtoni në Ohër.

Ky dokument, sipas tij, blen kohë në raportet Kosovë-Serbi.

Poashtu ai ka thënë se aneks dokumenti është i vështire për kryeministrin dhe se ka me ia marrë të gjithë argumentet prej dorës dhe mundësinë që me dal në Kuvend dhe me tregu para popullit se çka ka bërë./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img