3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

LDK s’e thotë asnjë fjalë për një ligj të rëndësishëm

Kuvendi i Kosovës po shqyrton një ligj të rëndësishëm për vendin, me të cilin mund të ndiqen njerëz të fuqishëm, përfshirë politikanët që kanë bërë miliona. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk po rri në seancë për të thënë diçka rreth projektligjit për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale.

Kuvendi i Kosovës po vazhdon edhe sot me seancën plenare, ku deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën me arsyetimin se koalicioni duhet të ketë 61 deputetë. Kjo u cilësuar nga pozita si turp, duke thënë se ata ishin vetëm shtatë deputetë.

Derisa pritej të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj dha një ultimatum për pozitën.

“Nuk mund të vazhdojmë pa miratuar rendi i ditës. Grupi parlamentar i LDK-së, nëse nuk arrini t’i keni 61 deputetë prezentë të koalicionit, do të presë 30 minuta, bëjeni kuorumin dhe do të marrim pjesë në vazhdimin e seancës”, tha ai.

Sido që të jetë, betejën për këtë ligj po e bëjnë deputetët e mbetur./Express

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img