0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK reagon për shtrenjtimin e energjisë: Paaftësi qeverisëse, varfëron qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si të padrejtë e të papërballueshëm për qytetarët.

Në faqen e Facebook të LDK-së, më tej është shkruar se kjo po vjen si shkak i paaftësisë qeverisëse.

“Rritja e çmimit të energjisë për të dytën herë, përveçse i padrejtë është edhe i papërballueshëm për qytetarët tanë. Paaftësia qeverisëse dhe mosveprimi i saj ndaj krizave të njëpasnjëshme po iu kushton atyre,”- kanë thënë nga LDK.

Postimi i LDK-së ka përfunduar me pyetjen nëse ky është ndryshimi që ka premtuar pushteti.

Rritja e çmimit të rrymës për herë të dytë gjatë këtij mandati qeverisës nuk është mirëpritur në Kosovë. Vendimi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji që tarifat e energjisë elektrike të shtrenjtohen për rreth 15 për qind, ka nxitur reagime të shumta si nga opozita, ekspertët e edhe nga qytetarët që e kanë fajësuar Qeverinë Kurti.

Ndonëse kriza energjetike ka qenë e pritshme, sipas tyre, qeveria për dy vite nuk ka bërë asnjë veprim për shtimin e kapaciteteve vendore energjetike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img