Lidhja Demokratike e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka reaguar në lidhje me nivelin e importit të produkteve të Kosovës në tregun e jashtëm.
Sipas këtij subjekti deri më tani vlera e deficitit tregtar ka arritur deri në 5 miliard euro.
“Kjo qeveri që erdhi me premtimin për rritje të prodhimit vendor dhe zvogëlim të varësisë nga importi, rriti vetëm deficitin tregtar. 5 miliard euro është vlera e deficitit tregtar, rekord për periudhen e pasluftës. Rritje rekorde e importeve, përfshirë rritje të importit të grurit, miellit, qumështit dhe energjisë elektrike”, thuhet në komunikatë.
Madje në postimin e këtij subjekti, Qeveria është cilësuar si e paaftë për të menaxhuar këtë sektorë.
“Asnjë reformë fiskale, që do të nxiste rritjen e prodhimit vendor. Asnjë investim i huaj në prodhim. Ky pushtet është i paaftë! Kjo qeverisje po i kushton Kosovës shtrenjtë!”, është thënë në njoftim.