0 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK pishman që nuk e çoi në Kushtetuese Osmanin për shkarkimin e Dakës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se nga vështrimi i sotëm, është dashtë që Presidenten Vjosa Osmani ta dërgojnë në Kushtetuese për shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Gashi në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se shkarkimi i Dakës ka qenë shkelje, sipas parashikimit ligjor dhe kushtetuese.

“Shkarkimi i zonjës Daka, sipas parashikimit ligjor dhe kushtetues ka qenë shkelje. Cështja ka qenë, kush e drejton rastin në Gjykatën Kushtetuese.

Meqenëse u bënte fjalë për shkelje kushtetuese nga ana e Presidentes dhe shkelje të të drejtave individuale nga zonja Daka, Daka pati deklaruar publikisht se do të ndjekë vetë rastin përmes avokatit të Popullit. Ne ishim të bindur që avokati i Popullit do ta coj rastin në Gjykatën Kushtetuese”, tha Gashi.

Ai tutje shtoi se sa i përket çështjes për shkarkimin e Dakës, LDK-ja nuk ka pasur asnjë marrëveshje me presidenten Osmani.

“Ne nuk kemi pse me pas marrëveshje për këtë cështje me zonjën Osmani, pasi ajo është në pozitën e Presidentes, pra ajo nuk ka mundësi me pas marrëveshje me neve. Sepse ajo është pjesë e koalicionit qeverisës.  Pra, ne kemi vendos me kriju kuorume për me kriju mundësinë me u zgjedh ajo presidente. 

A është dasht me çu në Gjykatë Kushtetuese? Sot, nga retrospektiva, nashta është dashtë me çu”, tha Gashi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img