Site icon PrishtinaPress

LDK: Përpjekja për kontroll ndaj mediave nga cilido pushtet, cenon rëndë rendin demokratik

Lidhja Demokratike e Kosovës, në ditën botërore të Lirisë së Shtypit në një postim në rrjetin e tyre në Facebook kanë thënë se kjo është një mundësi reflektimi për të ngritur zërin dhe për të bërë thirrje në mbrojtjen dhe respektimin e saj.

Sipas tyre qëllimi i kësaj dite është të rrisë ndërgjegjësimin për rëndësinë e lirisë së shtypit dhe të ndihmojë në promovimin e një mjedisi ku gazetarët dhe të gjithë njerëzit të shprehin mendimet dhe idetë e tyre në mënyrë të lirë dhe të hapur, pa frikë nga censura, kërcënimi ose ndonjë forme tjetër të kufizimit të lirisë së tyre.

Përditshmëria e jetës së gazetarëve në Kosovë është e rrezikuar nga sulmet e kërcënimet e vazhdueshme, andaj LDK kërkon që rastet e sulmeve ndaj tyre të trajtohen me prioritet të lartë nga sistemi i drejtësisë”, ka shkruar LDK.

Tutje, Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se është falënderuese për përkushtimin e gazetarëve përkundër presioneve e kërcënimeve ata vazhdojë punën e tyre.

 

Exit mobile version