1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

LDK për vendimin e PZAP: Skandaloz, do të ankohemi në Supreme

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloz vendimin e PZAP për anulimin e votave me postë për Komunën e Dragashit.

Sipas tyre i gjithë procesi ka qenë i rregullt dhe i ligjshëm.

“Sot, PZAP morri vendim skandaloz e të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës. Anuloi të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – në rastin e Dragashit. Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, thuhet në kumtesë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës, vlerëson se gjithë procesi i regjistrimit dhe votimit të qytetarëve tanë nga jashtë vendit, bazuar edhe në vendimet e KQZ-së, është zhvilluar brenda afateve dhe në përputhje të plotë me dispozitat ligjore dhe rregullat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

“Prandaj, ky proces, procesi i votimit përmes postës, nuk është kontestuar në asnjë fazë të zhvillimit të tij nga askush dhe është vlerësuar plotësisht i ligjshëm edhe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i cili ka proceduar me pranimin, verifikimin dhe numërimin e këtyre votave në përputhje me procedurat e parapara ligjore. Kujtojmë se të njëjtat vota ishin pranuar e certifikuar në raund të pare”.

LDK ka njoftuar se do të ankohet në Gjykatën Supreme dhe pastaj nëse është e nevojshme edhe në Gjykatën Kushtetuese.

“Betejat politike të fituara me votë s’mund të transferohen në tavolinë.  Duam të besojmë se Supremja do të korrigjojë këtë skandal të ri në vend”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img