Site icon PrishtinaPress

LDK për 5 vota e humb një mandat në Kuvend, kurse PDK-së i shtohet një

Para se të mbahen zgjedhjet, KQZ gjithmonë na kujton se çdo votë ka vlerë. Kjo u dëshmua pikërsht sot. Për 5 vota më shumë, PDK ka arritur të fitoj mandatin e 26-të, kurse LDK humbbi një mandat.

Analisti i njohur, Blerim Vela përmes një postimi në Facebook ka shpjeguar se si PDK fitoj mandatin e 26-të, kurse LDK mbeti vetëm me 29 mandate, shkruan Indeksonline.

Ai ka shpjeguar se për ta marrë mandatin e 30-të, LDK-së i duhen edhe 286 vota, me kushtin që PDK-së nuk i shtohen votat.

Për më shumë lexojeni postimin e plotë të Blerim Velës:

PDK per 5 “vota fiktive” merr mandatin e 26-te, ne dem te LDK-se!

Per shkak te shume pyetjeve rreth asaj se pse PDK 26 e LDK 29, pergjigjen e keni ne foton e bashkengjitur. Per me marr mandatin e 30-te LDK-se i duhen edhe 286 vota, me kushtin qe PDK nuk i shtohet numri i votave.

Exit mobile version