Lidhja Demokratike e Kosovës ka reagaur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila kavendosur që të vendimi i Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarës ë Bordit të OSHP-së nuk është në përputhje me Kompetencat e Kuvendit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse!
Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm!” – thuhet ndër të tjera në reagim.
E plotë:
EDHE NJË VENDIM ANTI-KUSHTETUES I QEVERISË
Lidhja Demokratike e Kosovës, mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me kërkesën e grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të mbështetur edhe nga disa deputetë nga opozita, për vlerësim të kushtetueshmërisë së vendimit të Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtares së Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurorimit, Kimete Gashi.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese, vërtetoi qëndrimin e Lidhjes Demokratike se partia në pushtet, përmes Kuvendit të Kosovës kanë bërë shkelje Kushtetuese.
Lidhja Demokratike e Kosovës, do të vazhdojë vëzhgimin dhe trajtimin e vendimeve anti-kushtetuese të qeverisë dhe institucioneve tjera qëndrore dhe t’i adresoj ato në institucionet përkatëse!
Rendi kushtetues është dhe duhet të mbetet i pacenueshëm!