Site icon PrishtinaPress

LDK paralajmëron “marrjen” e Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt vota e qytetareve o t’i jap legjitimitet dhe pushtet LDK-se për te qeverisur me Republikën e Kosovës.

Pas zhvillimeve të fundit, Hoti ka thënë se formula e vetme e qeverisjes në Kosovë është LDK-ja, duke shtuar se kjo parti nuk do të lejoj që Beogradi të kolapsoj institucionet e shtetit të Kosovës.

“Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap legjitimitet dhe pushtet LDK-se për te qeverisur me Republikën, asnjë formule tjetër.

Republika e Kosovës është qëllimi i ekzistencës dhe veprimit politik te LDK-se. LDK e ka mbrojtur kete Republike se voni me 22 dhjetor kur grupe politike shqiptare deshtën ta minonin dhe izolonin ate. Nuk u dorezuam, qendruam dhe dolem faqebardhe. Republika doli faqebardhe.

Sot segmente te përfaqësuesve serb te Kosovës, qe janë me koke nga Beogradi, dëshirojnë të kolapsojnë institucionet e Republikës. LDK nuk do te lejoj. Ne do te qëndrojmë ne mbrojtje te Republikës, si gjithmonë.

Por, ne nuk do te ushqejmë tutje politikat e mbrapshta te kësaj Qeverie. Ne sot nga opozita do te mbrojmë institucionet e Republikës, por jo keqqeverisjen.

Vota e qytetareve se shpejti do t’i jap ligjitimitet dhe pushtet LDK-se per te qeverisur me Republiken, asnje formule tjeter.” ka shkruar Hoti në facebook.

Për zhvillimet në vend para pak orësh janë takuar presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Exit mobile version