0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK nuk voton asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë kompetenca për dialog

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka cekur disa pika që duhet të ndërmerren në lidhje me dialogun me Serbinë.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka cekur se LDK është e gatshme të bëhet pjesë aktive e dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë.

Sipas tij, LDK nuk do votojë asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë legjitimitet dhe kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë.

Ky është postimi  i tij:

DIALOGU ME SERBINË: LDK-ja mbetet e përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.

  1. Marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet të nënkuptojë normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të dy shteteve, që arrihet vetëm me njohje reciproke.
  2. Marrëveshja duhet t’i mundësojë Kosovës anëtarësim të menjëhershëm në OKB, si dhe t’i hapë rrugë anëtarësimit në BE dhe NATO.
  3. Marrëveshja me Serbinë duhet të arrihet duke:
  4. a) mos e cenuar integritetin territorial të Kosovës;
  5. b) duke e ruajtur karakterin unitar të shtetit të Kosovës dhe
  6. c) duke respektuar frymën e Kushtetutës së Kosovës.
  7. Si shenjë e vullnetit të mirë, shteti i Serbisë duhet të ofrojë menjëherë të dhënat për të pagjeturit, të shpreh vullnet për kërkim-falje dhe për kompensim të dëmeve të luftës.
  8. Nisja e një procesi të ri të dialogut me Serbinë pa përgatitje paraprake është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme. Dialogu po tentohet të udhëhiqet nga institucione jolegjitime dhe jashtë mandatit kushtetues të tyre. Ekipet që i tejkalojnë institucionet shtetërore cenojnë përfaqësimin kushtetues të Kosovës në këtë proces dhe përbëjnë kthim prapa. Askush nuk mund të vendosë fatin e Kosovës në tavolinën e dialogut.
  9. Dialogu duhet të udhëhiqet nga institucionet shtetërore, që kanë kompetenca kushtetuese dhe legjitimitet politik.
  10. Ne jemi të gatshëm të bëhemi pjesë aktive e dialogut, por vetëm pas legjitimimit qytetarë përmes votës së lirë. Ne mbetemi të përkushtuar për një proces dialogues serioz, konsensual dhe brenda kornizave kushtetuese.
  11. Ne nuk votojmë asnjë rezolutë, e cila mandaton persona që nuk kanë legjitimitet dhe kompetenca kushtetuese për të udhëhequr një proces të tillë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img