2.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

LDK nuk ndryshon qëndrim: Nuk bëhet pjesë e dialogut, por kërkon zgjedhje të jashtëzakonshme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka pritur sot në një takim ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.

Nëpërmjet një komunikate për media bëhet e ditur se Mustafa e njoftoi ambasadorin francez  për qëndrimin e LDK-së mbi temat kyçe dhe zhvillimet politike në Kosovë.

“Qëndrimi i LDK-së për dialogun me Serbinë është i qartë. Kufijtë e Republikës së Kosovës, mbi të cilët është shpallur pavarësia më 17 shkurt 2008 dhe mbi të cilët mbi 100 shtete e kanë njohur shtetin e Kosovës, janë të panegociueshëm. LDK nuk do të bëhet pjesë e grupit negociator sepse negocimi i marrëveshjeve ndërkombëtare është detyrë dhe obligim i Qeverisë së Kosovës. Dialogun duhet ta udhëheqë një qeveri me përkrahje të gjerë në Kuvend; prandaj LDK kërkon që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme që janë jetike dhe të pashmangshme”, thuhet në komunikatë.

Ambasadori Chabert  vlerësoi rolin konstruktiv të LDK-së në proceset shtetformuese në Kosovë këto tri dekada.

“Ambasadori Chabert njoftoi kryetarin Mustafa për një delegacion franko-gjerman që do të vizitojë Kosovën së shpejti për të diskutuar me akterët kryesorë politik para takimit të Parisit. Kryetari Mustafa shprehu kënaqësinë që LDK të pret në takim këtë delegacion”, thuhet në komunikatë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img