Sipas LDK-së, asnjë qeveri e Kosovës nuk mund të jetë stabile, kur shumica e thjeshtë prej 61 votave në Kuvend varet nga deputetët e Listës Serbe.
Por, kjo parti është shprehur se nuk do të lejojë që Lista Serbe të përcaktojnë fatin politikë të Kosovës.
“Në këtë gjendje të re të krijuar, LDK-ja garanton qytetarët se veprimet e saj do të jenë të matura dhe, si gjithmonë, në përputhje me interesin nacional të Kosovës. LDK-ja, në asnjë rast, nuk do të lejojë që deputetët e Listës Serbe ta përcaktojnë fatin politik të Kosovës”.
“Qëndrimet e lidershipit të LDK-së, edhe në ditët në vijim, do të jenë në dobi të përmirësimit të situatës dhe të kthimit të saj në favor të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Koalicioni Qeverisës ka humbur shumicën në Kuvendin e Kosovës, pas largimit të Listës Serbe.