Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje parazgjedhore me Partinë Shqiptare Demokristiane të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur sekretari i përgjithshëm i Partisë Shqiptare Demokristiane, Emanuel Demaj.
Ai ka publikuar dy fotografi në profilin e tij në Facebook, ku sipër tyre ka shkruar “Urime marrëveshja LDK – PSHDK. Na shkoftë mbarë”.