1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

LDK në Prizren nuk do të bëjë koalicion

Lidhja Demokratike e Kosovës në Prizren, nuk do të përkrahë as LVV-në a as PDK-në në balotazh.

Këtë vendim e ka marr sonte kryesia e kësaj partie në Prizren, e cila ka thënë se do të fillojnë të merren me veten.

Ky është njoftimi i plotë i LDK-së në Prizren:

Në takimin që sapo mbajtëm, kryesia e LDK-së në Prizren, vendosi që të mos i bashkohet asnjërit kandidat për kryetar të Prizrenit.

Qytetarët e Prizrenit, përfshi edhe simpatizantët e votuesit tanë, do ta kenë rastin t’i dëgjojnë edhe njëherë programet qeverisëse të dy kandidatëve përgjatë fushatës së balotazhit dhe në bazë të tyre të vendosin lirshëm se ku ta japin votën e tyre.

Ne LDK-ja e kemi mbyllur garën tonë dhe do të fillojmë menjëherë të merremi me veten, të bëjmë analizën e thellë të performances në këto zgjedhje, e në bazë të saj do ta fillojmë pastaj riorganizimin dhe konsolidimin e radhëve tona.

Dalja në votim është e drejtë demokratike dhe ne i ftojmë të gjithë qytetarët që të shfrytëzojnë këtë të drejtë duke votuar sipas vullnetit të tyre.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img