Site icon PrishtinaPress

LDK në Gjilan: Këto janë 17 dështimet e Vetëvendosjes në komunë

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan kanë publikuar një listë me plot 17 “dështimet” e Lëvizjes Vetëvendosje në këtë komunë.

Sipas tyre, fakti se janë bllokuar dhjetëra projekte kapitale nga qeverisja aktuale atje është shqetësues.

LDK në Gjilan po ndihen të zhgënjyer nga qeverisja që LVV ka bërë për plotë 8 muaj.

“Kanë kaluar tetë muaj nga marrja e mandatit dhe është zhgënjyese për LDK-në dhe për qytetarët që qeveria komunale nuk e ka nisur e vazhduar as edhe një nga këto projekte që kanë qenë të gatshme për implementim, e lëre më për projekte të reja as që bëhet fjalë”, thuhet në postimin e LDK-së, dega në Gjilan. 

Sipas tyre, nuk ka interesim tek projektet zhvillimore duke vënë theks në atë të stadiumit të qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve.

“Mos interesimi për projektet zhvillimore të Gjilanit, në veçanti për Stadiumin e qytetit, hyrje-daljet Gjilan-Bujanoc dhe Gjilan – Prishtinë, Impitanti për trajtimin e ujërave të zeza, projekti i ujërave të bardha, Fshati i Lumtur, Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve etj., neve na bënë të shqetësuar për shkak se Gjilani nga qendra e investimeve më të mëdha publike që financohen nga institucionet ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës, ka rrëshqitur në një depresion të thellë politik e ekonomik”, thuhet më tutje në postim, transmeton Insajderi.

Këto janë dështimet e qeverisjes nga Lëvizja Vetëvendosje në Gjilan në krye me Alban Hysenin, sipas LDK-së: 

1. Fshati i Lumtur (Qeveria e Kuvajtit)

2. Tregu i Gjelbër dhe të gjitha llojet e tregjeve (Komuna e Gjilanit)

3. Fshati model/infrastruktura në Pogragjë, Cernicë, Zhegër, Dobërcan

4. Shtrati i lumenjve në Përlepnicë, Livoç i Poshtëm, Livoç i Epërm, Zhegër, Lladovë

5. Ujërat e bardha dhe trajtimi i lumit Morava (Banka Botërore dhe komunat)

6. Rruga e Kumanovës, pjesa e dyte (e kontraktuar me buxhet te Ministrise se Infrastruktures)

7. Rruga Dobërçan – Pogragjë (Ministria e Infrastrukturës)

8. Ish -rruga Enver Miftari dhe Kadri Osmani (Ministria e Infrastrukturës)

9. Rruga e Prishtines (Banka Evropian për Rindërtim dhe Zhvillim)

10. Rruga Zhegoc – Sllovi (Ministria e Infrastrukturës)

11. Rruga Haqif Tetova (shtresa e dytë dhe rruga të posta e vogël – Komuna e Gjilanit

12. Sheshi mbi lumin Mirisha – veri

13. Rruga Adem Jashari (nga xhamia e madhe deri te universiteti Kadri Zeka)

14. Rruget në Kravaricë dhe të MOEA

15. Stadiumi i Qytetit (MKRS)

16. Autostrada e Gjilanit (Qeveria e Kosovës)

17. Impianti për trajtimin e ujërave të zeza (BERZH, BEI & WBIF)

Exit mobile version