Site icon PrishtinaPress

LDK në Ferizaj: Përmes faqes zyrtare të komunës po ju quajnë edhe “të mjerë”

Dega e LDK-së në Ferizaj, ka reaguar ndaj shkrimit të Komunës së Ferizajt, ku sipas tyre, është përdorur gjuhë denigruese.

LDK ka thënë se pushteti në Ferizaj përmes faqes zyrtare të komunës i ka quajtur “të mjerë” qytetarët.

Po bëhet fjalë për 390 mijë euro që komuna i ka ndarë për këte festival, agjenda e organizimit dhe aktivitetet nuk kanë qenë e nuk janë të qarta. Ndërkohë që flasim për një pushtet që ka paguar gjithashtu mijëra euro për asfaltim rrugësh, të cilat kanë mbetur sot e asaj dite në zhavor. Edhe reagimet lidhur me këtë janë quajtur shpifje, por sot po heton Prokuroria.” – thuhet ndër të tjera.

Exit mobile version