Zanë Basha, motra e deputetit të Vetëvendosjes, Salih Zyba është pranuar në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë.
Kështu thotë Paris Guri i LDK-së. Përmes një video në profilin e tij në Facebook, Guri tha se në konkurs kishin aplikuar 73 persona.
“Nga 73 aplikime në konkursin e Ministrisë së Drejtësisë, gjeni se kush është pranuar. Motra e Salih Zybes, po pra, motra e deputetit të Vetëvendosjes, në Ministrinë e Albulena Haxhiut. Në Ministrinë e Drejtësisë”.
Guri thotë se pikërisht dy muaj para zgjedhjeve, partia në pushtet ka vendosur të rehatojë motrat, dajët, vëllezërit, kushërinjtë, dhe çfarë jo tjetër. “Me grante e me punësime”.
“Qashtu qysh keni me i kthy paret cent më cent. Keni për t’i liruar edhe institucionet publike, që i keni uzurpu me familjarë. Një nga një. Deri te i fundit”, vazhdon më tej ai.