Ministri i Qeverisë Hoti, Arban Abrashi ka thënë se LDK nuk do ta pranojë Rexhep Qosjen për president.
Kështu deklaroi ai sonte në Debat Plus, teksa po diskutohej posti i presidentit.
“LDK veç Rexhep Qosjes vijë të kuqe për president”, tha Abrashi në Debat Plus.
Kujtojmë se çështja e presidentit ka qenë temë mjaftë e diskutuar këtyre ditëve, pasi presidentit Hashim Thaçi mandati i mbaron në shkurt të vitit 2021.