0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK me plan për deeskalim, partitë opozitare të gatshme ta dëgjojnë

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka paralajmëruar një plan për siç ka shkruar ai, kapërcimin e izolimit e krizës. Një gjë të tillë, Abdixhiku, e ka paralajmëruar në një postim në rrjete sociale, derisa ka kritikuar kryeminstrin Albin Kurti, që sipas tij, nuk e bënë Kosovën shtet evropian. Partitë dy partitë e tjera opozitare, AAK e PDK, janë shprehur të gatshme të dëgjojnë planin e tyre

“Kosova nuk ka qenë kurrë më keq ndërkombëtarisht se sa sot.”

Kështu ka shkruar mes tjerash kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në një postim të tij në rrjete sociale, ku ka paralajmëruar një plan për daljen nga kjo gjendje.

Planin, Abdixhiku ka shkruar se do ta ndajë edhe me partitë e tjera politike e akterë të tjerë të shoqërisë civile.

I gatshëm për ta dërgjuar atë, është shprehur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, që ka rikujtuar edhe nismën e tij për rrëzimin e qeverisë Kurti.

“Me kënaqësi i përgjigjem ftesës të kryetarit Abdixhiku apo ndonjë ftese të Memli Krasniqit, nuk humbemi asgjë nëse ulemi bashkë e kur i diskutojmë të gjitha. E vërteta është që për të arrite tek plani është se ne duhet të kemi guximin dhe ta ndalim krizën pra mos të harrojmë që edhe mocioni është mënyra me ndalë krizën e nëse nuk kemi planë se si ta ndalim Qeverinë Kurti jemi duke humbur çdo ditë”, ka deklaruar Haradinaj.

Për siç thanë interesin e vendit dhe sigurinë, të gatshëm të bashkëpunojnë janë edhe partia opozitare më e madhe në Kuvend, PDK.

Në këtë periudhë, sipas deputetit Rashit Qalaja, zgjidhja e vetme është bashkëpunimi.

“Ne që nga fillimi, partitë opozitare në Kuvend jemi duke bashkëpunuar gjithmonë në interes të vendit dhe nuk shoh ndonjë pengesë që cdo iniciativë e cila është në të mirën e vendit, në të mirën e sigurisë, në të mirën e kosovarëve normalisht që duhet të bashkëpunojmë e çdo parti ka iniciativat e saj dhe pa bashkëpunim të ndërsjellë nuk ka kuptim as shteti”, ka thënë ai.

Derisa ka kritikuar kryeministrin Kurti për gjendjen aktuale, kryetari i LDK-së, Abdixhiku ka shtuar se Serbia është duke fituar, dhe se kauza e tyre për autonomi territoriale në Kosovë, po merr formë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img