7.7 C
Pristina
Friday, November 29, 2024

Buy now

spot_img

LDK mbledh mbi 100 biznese për të diskutuar “Rrugën e Re”

Kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku ka mbledhr sot mbi 100 pronarë të bizneseve dhe punëdhënësit e tatimpaguesit mē të mëdhenj në vend, në takimin e katërt përmbyllës të fazës së parë të nismës ‘’Rruga e Re’’.

Abdixhiku ka falënderuar të pranishmit që i janë përgjigjur pozitivisht ftesës për të diskutuar së bashku, dëgjuar e debatuar për krizën aktuale nëpër të cilën po kalon Kosova.

“Pjesëmarrja kaq e madhe dëshmon urgjencën e madhe për të qenë pjesë e zgjidhjes së krizave të njëpasnjëshme që po kalon vendi. ‘’Rruga e Re’’ është nismë mbipartiake” ka thënë Abdixhiku.

Sipas LDK’së, Abdixhiku ka mbledhur “sektorët me ndikim në vend për të diskutuar bashkërisht për një mendim e për një veprim të ri kolektiv të cilën LDK dëshiron ta ndërtojë”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img