Koalicioni i ri që po ndërtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendon se e ka mbështetjen e 64 deputetëve të Kuvendit të Kosovës. LDK po pret që shumë shpejt të finalizojë marrëveshjen me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën Socialdemokrate, Aleancën Kosova e Re, Listën Serbe dhe pakicat joserbe, në mënyrë që të procedojë më pas te presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, emrin e kandidatit për kryeministër. Sipas procedurave, presidenti më pas vendos nëse do ta mandatojë atë për formimin e qeverisë së re.
Ky kandidat është Avdullah Hoti, ish-zëvendëskryeministër i parë në qeverinë në largim, i cili u shkarkua pak minuta pasi që kuvendi më 25 mars, votoi mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë aktuale të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje dhe lideri i saj, Albin Kurti.