0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

LDK kushtëzon Qeverinë: Ktheni mjetet te komunat, vijojmë punën e rregullt si opozitë në Kuvend

LDK kërkon kthimin e 37.5 milionë eurove te komunat në këmbim të rikthimit në Kuvend.

Këtë e bëri të ditur shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi përmes një publikimi në “Facebook”.

Ky kushtëzim sipas Gashit bëhet për faktin se komunat kanë nevojë për t’u zhvilluar, ndërsa nuk duan që të privohen nga e drejta për të përfituar.

“Ne duam që 37.5 milion euro t’u kthehen komunave për realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve. Duam që komunat të mos privohen nga e drejta për t’u zhvilluar. Po ashtu, duam që çdo marrëveshje ndërkombëtare në dobi të vendit të kalon. Krejt kjo varet nga vullneti i pushtetit. Është në dorën e tyre. Është përgjegjësia e tyre. Ne i duam të mirat e qytetarëve si tërësi dhe jo si të pjesshme”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e publikuar.

Më poshtë edhe postimi i plotë:

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img