0.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

LDK kundër vazhdimit të masave emergjente për energjinë, pyet Qeverinë për rrymën në veri

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku në seancën e rregullt të Kuvendit e ka pyetur ministren Rizvanolli se si po shkon furnizimi me energji elektrike.

Bunjaku ka deklaruar se LDK është kundër propozimit të Qeverisë për vazhdimin e masave emergjente.

“Kjo Qeveri siç duket është zhvendosur nga realiteti. Ne si LDK i kemi dhënë propozimet tona me kohë, dhe kjo Qeveri nuk i ka përfillë. Ne jemi kundër vazhdimit të masave për furnizim me energji elektrike sepse kjo është hera e katërt që i bie se ne për herën e katërt jemi duke shfrytëzuar energji si emergjente. Ministrja duhet t’i tregojë parlamentit, qytetarëve tanë se a ka plan për furnizim me energji elektrike, edhe për furnizimin e veriut si është duke shku”, ka deklaruar Bunjaku./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img