Pas vërshimit të madh të votave për Vetëvendosjen në votat e diasporës në konsulata e ambasada, rrjedha dhe përqindshmëria e votës ndryshoi në votat e diasporës me postë.
Lidhja Demokratike e Kosovës rrotlloi trendin e votës së diasporës – ku deri tash sa janë numëruar 27 mijë vota – ka marrë mbi 8 mijë vota: ndërsa Vetëvendosja deri tash është në 15 mijë.
Ndër më të votuarit – me aq sa janë numëruar – në LDK janë si në vijim:
- Lumir Abdixhiku: 5 mijë e 336
- Kujtim Shala: 3 mijë e 636
- Hysen Çekaj: 3 mijë e 517
- Doarsa Kica-Xhelili: 3 mijë e 8 vota
- Gazmend Muhaxheri: 1 mijë e 470