-0.4 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

Buy now

spot_img

LDK konfirmon zhbllokimin e KQZ-së nga ana e Thaçit, cilat parti do të ‘djegën’?

Urdhri’ nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për emërimin e anëtarëve të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka ndezur “dritën jeshile” tek presidenti i Republikës, Hashim Thaçi. Ky i fundit, pas një viti bllokadë, do të zhbllokoj institucionin kryesor të zgjedhjeve në vend.

Partia më e madhe opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka konfirmuar se Presidenca do të bëj emërimin e tyre ditën e enjte.

Sami Hamiti dhe Florian Dushi prite të jenë dy zyrtarët e partisë së Isa Mustafës që do të mbrojnë interesat e subjektit të tyre në KQZ-së.

Dushi ka treguar për “Indeksonline” se nesër do të marrin ‘vulën’ nga presidenti Thaçi. “Po, unë jam njëri nga të nominuarit i LDK-së”, ka thënë shkurt ai.

Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës ka njoftuar se pas përmbylljes së të gjitha procedurave dhe kompletimit të lëndëve me informacionet e kërkuara shtesë, këtë javë do të emërohen anëtarët e rinj të KQZ-së.

Hashim Thaçi

Thaçi i ka ftuar dy të propozuarit e LDK-së për të dhënë betimin në dekretim.

Ndryshe, plani i presidentit Thaçit ishte që të emëroj në KQZ vetëm nga një anëtar të secilës parti. Kësisoj, Lëvizja “Vetëvendosje” dhe LDK-ja do të jenë liderë në organin zgjedhor. Ndërsa, PDK dhe AAK do ta kenë nga një anëtar. Pra, NISMA dhe PSD-ja sipas gjitha gjasave do të mbesin dy partitë që s’do të kenë asnjë përfaqësues.

Vlen të theksohet se Ambasada e SHBA në Prishtinë, dje përmes një deklarate, ka shprehur shqetësimin për vonesën e emërimit të anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, duke e pamundësuar kështu funksionalizimin e këtij institucioni.

“Jemi të shqetësuar me vonesën prej më shumë se një vit të emërimit të dhjetë përfaqësuesve në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ). Dështimi për t’i emëruar përfaqësuesit ia ka pamundësuar KQZ-së kryerjen e funksioneve të saj themelore; më shumë se 30 anëtarë të kuvendeve komunale dhe një deputet i Kuvendit të Kosovës nuk kanë pasur mundësi të marrin detyrën për shkak të vonesës. Ky dështim ka rritur perceptimin e publikut se madje edhe njëri ndër institucionet më efikase dhe më jopartiake të Kosovës i nënshtrohet ndërhyrjes politike. E nxisim presidentin Thaçi që menjëherë t’i emërojë përfaqësuesit në KQZ për t’ia kthyer këtij institucioni aftësinë për të punuar në mënyrë të besueshme dhe të pavarur për të mirën e popullit të Kosovës, përfundon Deklarata e Ambasadës së SHBA.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img