Site icon PrishtinaPress

LDK kërkon seancë të jashtëzakonshme për tenderët njëburimor: Burim i madh i korrupsionit në Qeverinë Kurti

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka njoftuar se kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme për çështjen e tenderëve njëburimor.

Kryesia është dakorduar që seanca e jashtëzakonshme të mbahet të enjten.

Gashi tha se këto kontrata konsiderohen shkelje dhe burim i madh i korrupsionit në Qeverinë Kurti.

“U kërkua të mbahet një seancë e jashtëzakonshme për tenderët njëburimor, që i ka dhënë Qeveria Kurti dhe sipas asaj që rezulton deri më tani është thyerje e çdo rekordi të mundshëm. Konsiderohet shkelje e jashtëzakonshme dhe burim i madh i korrupsionit. Deri tash konsiderohet se janë mbi 350 tenderë që janë realizuar në procedurën e prokurimit njëburimore. Kjo është një çështje që duhet të diskutohet në Kuvend. Kemi propozuar rezolutë dhe do të shohim mundësinë e krijimit të një komisioni parlamentar.”- tha Gashi.

Exit mobile version