2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

LDK kërkon debat parlamentar për Specialen

Në një konferencë për media, pas dërgimit të projektligjit për Shfuqizim të Gjykatës Speciale në Qeveri, Vjosa Osmani, deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se akuzat e PDK-së për Specialen nuk qëndrojnë.

 “Kuvendi i Kosovës ka dështuar në miratimin e konkluzave me Parlamentin Evropian, gjatë takimit të IV-të të përbashkët të komisionit të MSA-s”, tha Osmani duke mbrojtur edhe njëherë deklaratën e LDK-së.

Osmani ka bërë të ditur se parlamenti evropian nuk ka arritur të miratojë deklaratën në tërësi sa i përket mbështetjes së Gjykatës Speciale, e krejt kjo ka ndodhur për shkak të qasjes jo të duhur të deputetëve të koalicionit qeverisës.

LDK, sipas deputetes, mban qëndrimin e njejtë për Specialen dhe nuk ka nevojë që për këtë gjë të dakordoket me Listën Serbe.

“Ishte hera e parë që shkaku i atij kundërshtimi dështuan konkluzat me Parlamentin Evropian. Ky është një hap shumë i keq në raportet e tona me Parlamentin Evropian dhe po na vije keq që Qeveria po e merr kaq lehtë këtë dështim. LDK edhe më tutje do të kundërshtojë veprimet e tilla. Po ashtu kemi bërë një kërkesë për debat parlamentar për të diskutuar këtë çështje”, ka përfunduar ajo.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img