0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

LDK: Jemi unik për demarkacionin

Stukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë zhvilluar sot një takim për të diskutuar për procesin e ratifikimit të marrëveshjes për shënimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
“Deputetët e LDK-së dhe anëtarët e Kryesisë theksuan se LDK-ja do të jetë unike në adresimin e kësaj çështjeje me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit dhe për perspektivën evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thuhet në një komunikatë të LDK’së.
“Gjatë takimit, u rikonfirmua mbështetja e të gjitha strukturave të LDK-së për deputetët e Kuvendit që të votojnë për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje, duke pasur parasysh argumentet e plota, të ofruara edhe për opinionin e gjerë, se me të Kosova nuk e humb asnjë metër katror të territorit të saj”, thekson komunikata e partisë së Isa Mustafës.

“Ishte qëndrim i përbashkët se LDK-ja me votimin unanim të kësaj marrëveshjeje do të rikonfirmojë përkushtimin e saj për mbrojtjen dhe avancimin e interesave kombëtare të vendit, fuqizimin e shtetësisë dhe të subjektivitetit ndërkombëtar, për fuqizimin e partneritetit strategjik me SHBA-të dhe vendet e tjera mike, për liberalizmin e vizave, për transformimin e FSK-së në Forcë të Armatosur dhe hapat e tjerë zhvillimorë të vendit”, përfundon komunikata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img