1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja paralajmëron denoncimin e Nagavcit në Prokurorinë e Shtetit

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi deklaroi se qeveria ka bërë shkelje të rëndë të ligjit për tekste shkollore. Për këtë, ai shtoi se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci do të përballet me ndjekje penale.

Ai ka paralajmëruar kallëzim penal ndaj ministres Nagavci.

Pas dështimit të seancës së jashtëzakonshme për çështjen e librave, Gashi tha se paaftësia e qeverisë për të menaxhuar këtë proces ka shkaktuar dëm të madh ekonomik.

“Ata u sollën në mënyrë jo institucionale duke i pamundësuar kuvendit që të shoh se ku janë problemet lidhur me librat, furnizimit me materiale shkollore dhe cilat janë veprimet apo mos veprimet që i ka bërë qeveria. Dhe në bazë të asaj që kemi kuptuar deri më tash, qeveria është në shkelje të ligjit për tekste shkollore dhe në shkelje të ligjit për arsimin parauniversitar, sepse neni 26, pika 4 thotë që Ministria e Arsimit garanton tekste shkollore për nxënësit e shkollave. Pra, kjo është një shkelje shumë e rëndë që ministria po e bën dhe për këtë do të përballen sipas të gjitha gjasave edhe me ndjekje penale ministrja e Arsimit. Mendoj që paaftësia e qeverisë për të menaxhuar këtë proces ka shkaktuar një dëm shumë të madh ekonomik dhe dëm emocional për prindërit dhe nxënësit”, deklaroi ai.

Ndërkaq, sa i përket reagimit të Lëvizjes Vetëvendosje për bojkotin ndaj kësaj seance, Gashi tha se nuk i takon pushtetit që ta vlerësojë kërkesën.

“Nuk i takon pushtetit të vlerësojë kërkesën kur është me 40 nënshkrime, krejt çfarë mund të bëjë pushteti është të paraqitet në seancë. Kërkesa me 40 nënshkrime është obligim kushtetues, nuk është në preferencat estetike të pushtetit a është e mirë, a është estetikisht e pranueshme për ta apo jo. Është detyrë kushtetuese që ata të vijnë edhe të debatojnë në Kuvend”, u shpreh Gashi.

Kuvendi ka dështuar të mbajë seancën e jashtëzakonshme, në mungesë kuorumi, të iniciuar nga opozita për të debatuar për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimit fillor dhe arsimit të mesëm të ulët për vitin shkollor 2023/2024. Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar këtë seancë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img