3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja merr kryesimin e Kuvendit Komunal në Gjilan, Hyseni: Mjerimi nuk ka kufi

Koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës në Komunën e Gjilanit është prishur, ku kryesimin e Kuvendit Komunal e ka marrë Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë partia fituese, ku ka thënë se prishja e koalicionit i dha mundësinë atyre që të bëhen shumicë me ç’rast edhe ta marrin kryesimin e Kuvendit Komunal. LDK ka njoftuar se Kushtrim Kadriu është zgjedhur kryesues i ri i Kuvendit Komunal.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, duke thënë se partitë në fjalë për interesa të përbashkëta e për punë të ndyta mund të bëhen bashkë.

Hyseni thotë se kasta e vjetër kleptokraste e zhvatëse zgjodhën për kryesues një asamblist që ka një grusht votash.

Përmes një statusi në Facebook, i pari i Komunës së Gjilanit ka thënë se Kadriu është dënuar para pak kohesh nga Gjykata.

“Është tejet zhgënjyese të shohësh, të veprosh e jetosh me nivelin e politikës së vendit tonë. Por, prapëseprapë, kjo ngjarje e shumë të tjera, për ne, që jetojmë për ndryshim, që frymojmë ndryshe, që punojmë ndryshe duhet të jetë dhe është motiv shtesë për të vazhduar rrugën drejt synimeve tona”, ka shkruar Hyseni.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img