Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, po keqqeverisë me Komunën e Prishtinës, duke mos shpenzuar 22 milionë euro për investime më kryeqytet, raporton prishtinapress.eu
Kështu pretendon Lidhja Demokratike e Kosovës në Prishtinë. Arban Arbrashi bashkë me grupin e asamblistëve të kësaj partie pohojnë se ky mosshpenzim i buxhetit, tregon një dështim të qeverisjes komunale në kryeqytet.
“Qendrat e Mjekësisë Familjare nuk ofrojnë shërbime gjatë festave dhe vikendeve sepse kanë të bëjnë me aftësi menaxheriale. Ndërtimet pa leje janë problem tjetër ku janë ankuar edhe vetë barorët. Rritja e numrit të drejtorive ishte një vendim i keq politik”, tha Abrashi.
Ai shtoi se përfshirja e Ahmetit në ekipin negociator është një maskim i dështimeve me qeverisjen e Komunës së Prishtinës.
“Maskimi më i madh i dështimeve tani i përmendim dhe është bërë në angazhimin e kryetarit të komunës në dialogun me Serbinë me këtë u mjegullua roli i qeverisjes së kryetarit. Angazhimi i kryetarit këtu paraqet edhe shkelje ligjore. Këto janë vetëm disa prej dështimeve dhe kulmi i kësaj është mbetja e 22 milion eurove të pashpenzuara në Komunën e Prishtinës”, u shpreh Abrashi.
Ish kandidati për të parin e Prishtinës, akuzoi Ahmetin edhe për manipulim me votat për të qeverisur kryeqytetin.
“Koha i ka ardhur edhe më herët Lidhjes Demokratike për qeverisje lokale, por Shpend Ahemti ka manipuluar me votat në tavolinë. Pasi qe shumica e votave për qeverisje loke kanë qenë për lidhjen demokratike të Kosovës”, tha Abrashi.