Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se më 11 janar do ta hapin fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Abdixhiku tha se më 11 janar i fton të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes që t’i përgjigjen kushtrimit për ndryshim.
“Më 11 janar, hapim fushatën e fitores! Më 11 janar, të djathtit, rugovistët, besimtarët e Republikës e mbështetësit e Lidhjes, i përgjigjen kushtrimit për ndryshim. Në tubimin më të madh elektoral të kohës, në Pallatin e Rinisë – mblidhemi të gjithë në Prishtinë! Ejani. Ky është momenti ynë”, shkroi Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.
Ai po ashtu bëri të ditur se hapja e fushatës së LDK-së do të bëhet në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, nga ora 17:00.