Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës pritet të mblidhet sot në orën 15:00, me ç’rast do të diskutohet për shpalljen e zgjedhjeve të brendshme.
Këtë për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e këtij subjekti politik, Gentiana Azemi.
Pas mbledhjes së kryesisë, të premten pritet të mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, ku do të vendoset për shpalljen e zgjedhjeve.
Kujtojmë se zgjedhjet e fundit të rregullta të këtij subjekti politik janë zhvilluar në vitin 2019.