3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

LDK-ja fton zyrtarët e shërbimit civil të jenë në shërbim të shtetit

Pas vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin për Zyrtarët Publikë, Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur një konferencë për media ku e ka mirëpritur këtë vendim.

Koordinatori i Departamentit për Drejtësi në LDK, Shkëmb Manaj, i ka ftuar të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës, raporton Klan Kosova.

“Çdo ditë kemi ankesa nga zyrtarë të shtetit, çdo ditë e më shumë po marrin pushim pa pagesë vetëm për të mos qenë pjesë e këtyre vendimeve. Ky pushtet duhet të ndalet që të shpëtohet shteti i Kosovës. LDK i fton të gjithë zyrtarët e shërbimit civil që të jenë në shërbim të shtetit të Kosovës”, ka thënë Manaj.

Tutje, ai ka thënë se LDK-ja administratën e shtetit nuk e konsideron administratë të partive politike.

“Për ne dallimi do të bëhet vetëm në ata që janë në zbatim të ligjit dhe ata që nuk janë. Qeveria jonë do të jetë në funksion të zhvillimit ekonomik dhe sundimit të ligjit”, ka shtuar ai.

Sipas tij, Qeveria Kurti çdo ditë po merr kartonë të kuq dhe dje e mori edhe një nga Gjykata Kushtetuese.

“Kjo qeverisje antikushtetuese duhet të shkojë në shtëpi andaj, LDK sot i jep karton të kuq”, ka thënë ai tutje.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img