Site icon PrishtinaPress

LDK-ja dorëzon në Gjykatën Kushtetuese ndryshimet në Ligjin për Zyrtarët Publikë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Zyrtarët Publikë, bashkë me ndryshim plotësimet e këtij Ligji.

Ky Ligji u dërgua në Kushtetuese nga deputeti Armend Zemaj dhe anëtari i kësaj partie Shkëmb Manaj.

Zemaj ka thënë se administrat shtetërore nuk duhet të jetë e politizuar.

“LDK, bashkë me ekspertët tanë dorëzuam kundërshtimin tonë për plotësim/ndryshimet në Ligjin për zyrtarët publikë. Një ligj i cili ka kaluar në Kuvendin e Kosovës, dhe i cili poashtu ka qenë edhe si vendim i Gjykatës Kushtetuese për papranueshmërinë e disa akteve të cilat kanë të bëjnë me ndërhyrje në administratën publike” – ka thënë Zemaj para gazetarëve.

Exit mobile version