Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës kanë paralajmëruar konferena për media.
LDK-ja ka njoftuar se në selinë qendrore të partisë do ta mbajnë një konferencë në orën 13:30, ku janë ftuar edhe mediat.
Gjysë ore më vonë konferencë për media do të mbajë edhe PDK-ja.
Nga kjo parti kanë njoftuar se konferenca do të mbahet në selinë e PDK-së në kryqytet.
Asnjëra prej dy partive më të mëdha opozitare nuk ka bërë të ditura arsyet për thirrjen e këtyre konferencave për media.
Së fundmi, LDK-ja dhe PDK-ja mbështetën vendimin e Qeverisë për ta refuzuar mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë.
LDK-ja mori pjesë edhe në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga kryeministri Albin Kurti, ku u miratua një rezolutë që shpreh kundërshtimin për mbajtjen e një organizimi të tillë në vend.
PDK-ja, ndërkaq, e cilësoi të panevojshëm thirrjen e seancës. Sipas tyre, Kurti kërkoi që ta shpërndante përgjegjësinë me partitë tjera karshi ndërkombëtarëve që kërkuan lejimin e mbajtjes së këtij referendumi.