Anëtari i LDK-së, Berat Rukiqi i ka reaguar Lëvizjes Vetëvendosje për një grafikë në lidhje me punën e Doganës së Kosovës, ku këta të fundit thanë se veriu nuk po furnizon më vendin me mallra të padoganuara.
Rukiqi thotë se ata po mundohen të manipulojnë sërish duke e lidhur me veriun, dhe siç tha ai, duke i dhënë merita vetes.
Sipas tij, ky është rezultat i dy rekordeve të zeza për ekonominë e vendit.
“1. Rritjes rekorde te deficitit tregtar 2. Rritjes rekorde te normes se inflacionit”, shkroi Rukiqi, në rrjetin social Facebook.