Site icon PrishtinaPress

LDK i reagon Bulliqit: Je bërë zëdhënës i AAK’së

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka reaguar hapur kundër deputetëve brenda saj që kundërshtojnë demarkacionin, shkruan Gazeta Express. Duke theksuar që marrëveshja mbështetet nga Këshilli i Përgjithshëm, LDK shpreh “Prandaj, zërat që po dëgjohen në opinionin publik, që prezantohen si deputetë apo anëtarë të LDK-së, të cilët i gëzohen dhe trumbetojnë kundër votimit në Kuvend, duhet të tregojnë se cilit koalicion i përkasin.”
Më tej LDK i bën të ditur zërave kundërshtues se ata nuk mund të flasin për koalicionin qeverisës, sepse qëndrimet për LDK-në i prezantojnë organet udhëheqëse dhe statutare të saj dhe me tej shpreh për këta individë se është çështje e vullnetit të tyre ndoshta edhe e ndonjë interesi që të bëhen zëdhënës të AAK-së në njërën anë dhe mbështetës të atyre që po përdorin gazin lotsjellës dhe dhunën kundër institucioneve, në anën tjetër.
“Individët, të cilët çdo ditë e helmojnë opinionin me të pavërteta, që mundohen me çdo kusht ta mbështesin një kauzë të rrejshme dhe krejtësisht me motive politike të opozitës nuk prezantojnë qëndrimet e LDK-së dhe nuk janë në anën e LDK-së. Të tillët, që u bashkohen atyre që shpallin tradhtar çdo ditë, që kërcënojnë dhe shantazhojnë shtetin, mund të kenë agjenda individuale por nuk prezantojnë politikat dhe qëndrimet e Lidhjes Demokratike të Kosovës.” përfundon LDK komunikatën e dërguar për media./prishtinaPress.eu

Exit mobile version